Rëndohet bilanci në Suedi, mbi 2 mijë viktima nga COVID 19
Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Suedi ka tejkaluar mbi 2 mijë.

Agjencia e Shëndetit Publik të Suedisë tha sot se kishte regjistruar 16,755 raste të konfirmuara, dhe 2,021 vdekje.

Agjencia gjithashtu korrigjoi një raport që publikoi në fillim të kësaj jave në Stokholm, epiqendrën e epidemisë në Suedi.

Raporti, bazuar në modelimin statistikor, fillimisht tha se rajoni i kryeqytetit kaloi kulmin e infeksioneve të njëkohshme në 15 prill me 86,000 njerëz që besohet të jenë infektuar.

Por të enjten u tha se kulmi ishte kaluar më 8 prill, me rreth 70,500 që besohet të jenë infektuar.

“Numri i të infektuarve është akoma në një nivel të lartë, tani nuk është koha për të lehtësuar masat paralajmëruese”, ka thënë në një deklaratë zëvendës-epidemiologu i shtetit, Anders Wallensten.

Agjencia tha gjithashtu në raport se priste që 26 për qind e banorëve të Stokholmit të infektohen me coronavirusin e ri deri më 1 maj.

Ndryshe, Suedia nuk ka imponuar masa të jashtëzakonshme bllokimi që kryesisht janë vendosur në të gjithë Evropën.

Në vend të kësaj, autoritetet atje kanë nxitur njerëzit të marrin përgjegjësi dhe të ndjekin rekomandimet zyrtare.

Tubimet e më shumë se 50 njerëzve janë ndaluar së bashku me vizitat në shtëpi pleqsh dhe dyqaneve dhe restoranteve u është thënë që klientët të mund të mbajnë distancën e tyre.

Strategjia ka qenë e kritikuar pasi që nivelet e saj të vdekshmërisë janë rritur përpara fqinjëve të saj Nordik, si Finlanda, Danimarka dhe Norvegjia, të cilat kanë krijuar të gjitha masat më kufizuese të kontrollit.
Shtuar më 23/04/2020, ora 19:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori