REKORD/ Japonia po plaket me ritme të frikshme
Japonia ka pësuar tkurrjen më të madhe të popullsisë gjatë këtij viti. Statistikat qeveritare tregojnë se numri i lindjeve ka shënuar një rekord të ri minimal.

Gjatë vitit 2018, numri i lindjeve ka rënë në 921 000, më i ulëti që nga viti 1899.


Në krahasim me vitin e kaluar, në Japoni kanë lindur 25 000 fëmijë më pak. Po ashtu, vdekjet kanë shënuar rekord.

Gjatë vitit 2018 janë regjisturar 1.369 milionë raste vdekjesh, me një rënie të popullsisë me 448 000, më e larta ndonjëherë.

Japonia njihet si vendi me ritmin më të shpejtë të plakjes së popullsisë. Më shumë se 20% e popullsisë japoneze është mbi moshën 65 vjeç.

Aktualisht, Japonia ka një popullsi 124 milionë , shifër kjo që pritet të tkurret në 88 milion deri në vitin 2065.
Shtuar më 25/12/2018, ora 15:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori