Makina del nga rruga në Maliq, plagoset shoferi

Një aksident ka ndodhur në Maliq ditën e sotme dhe si pasojë një person është plagosur.

Shtetasi K. Xh., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

I plagosur ka mbetur shoferi i automjetit, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

 

 

Më datë 02.08.2023, rreth orës 14:20, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të urës së Maliqit, shtetasi K. Xh., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit K. Xh., i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.


Shtuar 2.08.2023 15:39