Paguhej deri në 2500 euro për të shitur heroinë, dënohet me burg shqiptari në Francë

Një shqiptar ëstë dënuar në Francë me 18 muaj burg për trafik të lëndëve narkotike.

Sipas mediave të huaja, 27-vjeçari ishte pjesë e rrjetit të trafikut të drogës në Lion, e mësohet se paguhej 2000-2500 euro në muaj për shitjen e heroinës dhe kokainës.

Policia gjeti dhe sekuestroi gjatë kontrollit në banesën e tij 108 gr heroinë, 15 gr kokainë dhe para cash.

Veç dënimit më 18  muaj burg, 27-vjeçarit i është ndaluar hyrja në Francë për 10 vitet e ardhshme.

 


Shtuar 22.06.2023 16:40