Rehn thotë se zgjerimi është në interes të të gjithë qytetarëve të BE-së
Pëlqej
Albeu.com
Qytetarët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian po vuajnë nga ajo që eurokomisoneri për zgjerim Oli Rehn e quajti "lodhja nga zgjerimi".Rehn ka shtuar se Brukseli duhet t'i shpjegojë më mirë qytetarëve të të gjitha vendeve anëtare se zgjerimi është në interes të tyre.
Rehn ka shtuar se integrimi i Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian, përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, Kroacinë, Bosnjën dhe Serbinë e Malin e Zi, është interes jetik për sigurinë e Unionit. Ndërkaq qytetarët e Ballkanit perëndimor nuk duhet të mbeten peng i frikës së pabazë dhe të pengohet integrimi i tyre ka thënë Rehn.
Ndërkaq zëvendësministri i jashtëm i Holandës, Nikolas Shmit, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës së Bashkimit Evropian, ka theksuar se "dështimi i mundshëm në integrimin e vendeve të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Evropian mund të rrisë rrezikun e ekstremizimit fetar." Kosova.com
Shtuar më 14/04/2005, ora 21:48
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori