Regjistrohet rasti i parë me virusin Zika në Europë
Një spital në Spanjë ka deklaruar se ka regjistruar rastin e parë e një foshnje të lindur me mikrocefali të lidhur me virusin Zika.

Spitali "Vall d'Hebron" në Barcelona tha se nëna e foshnjës e kishte marrë virusin pas një udhëtimi në Amerikën Latine.

Sipas Ministrisë se Shëndetësisë në Spanjë, foshnja e cila lindi të Hënën, mendohet të jetë dhe rasti i parë i regjistruar i mikrocefalisë shkakëtuar nga virusi Zika në Europë.

Jo të gjitha bebet të lindura nga nëna të infektuara nga virusi Zika mund të vuajnë nga mikrocefalia ose probleme të tjera gjatë lindjes.

Sekretari i Shëndetit Publik në Spanjë, Joan Guiz tha për CNN se muajt e fundit, 5 gra të tjera bartëse të virusit kanë sjellë në jetë bebe të shëndetshme. /albeu.com/
Shtuar më 26/07/2016, ora 10:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori