Regjimi i Bashar Al Assad vret 16 fëmijë
Pëlqej
Të paktën 42 sirianë civilë janë vrarë nga sulmet ajrore të regjimit të Bashar Al Assadit në provincën Idlib, në veriperëndim të Sirisë.

"Nga goditjet e ushtrisë së shtetit janë vrarë 42 persona, mes të cilëve 16 janë fëmijë. Në Ehsim, nga 23 persona të vrarë, 10 janë fëmijë", ka theksuar Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Provinca e Idlibit është e kontrolluar më së shumti nga rebelët. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2014, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori