Refuzon të largohet nga shtëpia, burri informon miqtë live në Facebook për uraganin (VIDEO)

Teksa uragani “Irma” është duke iu afruar me shpejtësi të madhe Floridës, në ishujt e Karaibeve dhe në Antilet e vogla kanë filluar të fryjnë erëra të forta.

Amerikani Bretr Fetterolf, i cili aktualisht jeton në ishullin më verior të Antileve të vogla, Angvilli, në vend që të largohej nga shtëpia ka vendosur të transmetojë live në Facebook situatën jashtë shtëpisë së tij.

Katër orë më parë kur filluan të fryjnë erërat e forta, ai ka shkruar se është ndërprerë energjia elektrike dhe se erërat e forta janë duke i goditur shtëpitë duke i shkundur. /albeu.com/


Shtuar më 06/09/2017, ora 22:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori