Ajo është një ish refugjate, myslimane, nënë e tre fëmijëve dhe tanimë ligjvënësja e parë somaliane-amerikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Kjo ishte vërtet një
fitore për një tetë vjeçare në atë kamp refugjatësh,” tha Ilhan
Omar, 34 vjeç.
“Ishte vërtet një
fitore për këtë grua e cila u detyrua të martohej që fëmijë. Ishte një
fitore për të gjithë ata që ju është thënë se kanë kufizime në ëndrrat e tyre”.
Omar është më e vogla nga shtatë fëmijë. Ajo dhe familja e saj u larguan nga lufta civile në Somali dhe kaluan 4 vite në një kamp refugjatësh në Kenia.
Kur erdhi në SHBA në 1995, ajo fliste vetëm gjuhën e vendit të saj. Teksa anglishtja e saj u përmirësua, ajo nisi të përkthente eventet politike të gjyshit të saj në Qytetet Binjake.
Sot organizatorja e Minneapolis është shumë e zonja në administrim biznesi dhe atë politik, transmeton Ora News.
“Unë mendoj se i
sjell zë të rinjve,
sjell zërin e grave në komunitetin e Afrikës Lindore,
sjell zërin e myslimanëve,
sjell zërin e nënave të reja të cilat kërkojnë për mundësi”.
Ajo fitoi Distriktin e Shtëpisë 60B në juglindje të Minneapolis me 80% të vota. Nuk ishte çudi që
Omar do të fitonte dhe një karrige në shtëpinë e Minnesotës në distriktin tepër demokratik. /albeu.com/
Shtuar më 12/11/2016,
ora 17:22