Refugjatët sirianë jetesë në kushte ekstreme, OKB kërkon ndihmë
Rreth 620 mijë refugjatë sirianë në kampet e Jordanisë jetojnë në kushte dëshpëruese. Ky është një ndër kontatimet e shprehura në rapontin e Agjencinë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët e cila i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për lehtësimin e kushteve të jetesës për këta njerëz.

Në raportin e OKB thuhet se një në gjashtë prej tyre jeton në varfëri esktreme.

Antonio Gueterres, shefi i agjencisë për refugjatë të OKB-së, ka thënë se problemet e tyre janë bërë më të theksuara për shkak të temperaturave të ftohta dhe mungesës së energjisë elektrike.

“Ky është një apel për mbështetje masive nga bashkësia ndërkombëtare, mbështetje masive për sirianët dhe tani edhe për refugjatët irakianë”, ka thënë Gueterres. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2015, ora 15:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori