Reforma shëndetësore, Obama "kundër" gjykatës
Presidenti amerikan Barack Obama ka paralajmëruar se një rrëzim i mundshëm i reformës së tij shëndetësore nga Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara do të përbënte një “aktivizëm gjyqësor”.

Në një konferencë për shtyp, shefi i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se ai ishte besimplotë se, “ata nuk do të ndërmarrin një hap të papreçedent për rrëzimin e ligjit që u kalua me një shumicë të fortë të zgjedhur në mënyrë demokratike në Kongres”.

“Unë vetëm do t’u kujtoja komentatorëve konservatorë se, për vite të tëra ajo që kemi dëgjuar është: problemi më i madh mbi tryezë ishte aktivizmi gjyqësor, ose mungesa e përmbajtjes së gjyqësorit, që një grup personash të pazgjedhur në një farë mënyre do të shfuqizojnë një ligj të miratuar”, deklaroi Obama. Gjykata e Lartë pritet ta shpallë vendimin e saj në qershor. /albeu.com/

Shtuar më 03/04/2012, ora 10:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori