Sancho pranë largimit nga Dortmund, klubi legjendar nis kontaktet

Sky Sport Deutschland ka lëshuar bombën e ditës.

Sipas kanalit sportiv gjerman, Jadon Sancho ka marrë vendimin që të largohet nga Borussia Dortmund në fundin e këtij sezoni.

Një lajm i mrekullueshëm për Manchester United, që ka kohë që ka nisur kontaktet me 19-vjeçarin për të djegur konkurrencën.

Sancho, i cili ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 17 asistime në 29 ndeshjet e luajtura në këtë sezon, ka një vlerë prej 120 milionë eurosh në tregun e futbollit.


Shtuar 12.02.2020 20:46