Rebelët nisin sulm të befasishëm në Damask, plas lufta civile
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Forcat siriane të sigurisë janë angazhuar në luftime të ashpra me rebelët, në rrethinat lindore të kryeqytetit, Damask.

Banorët kanë konfirmuar se predha artilerie dhe raketa ranë në brendësi të qytetit si pjesë e një sulmi të befasishëm nga rebelët.

Reagimi i ushtrisë ishte i menjëhershëm dhe forcat e presidentit Bashar al Asad u përgjigjën me sulme të shumta ajrore, ndërsa mediat shtetërore siriane thanë se rebelët përdorën edhe tunele sekrete për të kryer sulmin në Jobair.

Sipas analistëve, sulmi i rebelëve ndaj zonës që kontrollohet nga ushtria bëhet për të treguar se ata nuk janë mposhtur ende, pas disfatave të shumta që kulmuan me humbjen e Alepos në dhjetor të vitit të shkuar.

Aktualisht një armëpushim i negociuar nga Rusia, Irani dhe Turqia, është në fuqi në Siri, por vetëm formalisht, pasi në terren përleshjet vazhdojnë, megjithëse jo me intensitetin e disa muajve më parë. /albeu.com/

Shtuar më 20/03/2017, ora 10:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori