Përleshen tifozët anglezë, njëri mbetet pa ndjenja (VIDEO)

Të shtunën pas ndeshjes së Kategorisë së Dytë të Anglisë në futboll mes West Bromwich Albionit dhe Millwallit ka ardhur deri te një rrahje masive mes tifozëve.

Në një video të siguruar nga “The Sun” shihet një tifozë i shtrirë përtokë pa ndjenja, ndërsa tifozët tjerë rreth tij shtyhen e po ashtu heqin rrethojën e stadiumit. Madje disa duket se po tentojnë ta shkelin tifozin që është i shtrirë përtokë pa ndjenja.

Nëpër rrjete sociale thuhet se tifozi është grushtuar dhe ka rënë pa ndjenja, mirëpo nuk është bërë e ditur se cilit grup i përket.

Ndeshja të shtunën në stadiumin e West Bromwichit përfundoi 1:1, por situata eskaloi jashtë stadiumit.

Pamje të ngjashme pati edhe në gusht, ku tifozët e Millwallit iu përfshin në një rrahje në udhëtim ndaj Cardiffit.


Shtuar 12.09.2021 14:32