Rebelët rrethojnë Gadafin
RebeletLibi kanë rrethuar Gadafin. Të paktën kështu pretendohet nga ana e rebelëve të cilët kanë rrethuar disa ndërtesa në Tripoli, ku mendohet se aty mund të ndodhet Gadafi.

Po ashtu, rebelët kanë marrë nën kontroll edhe aeroportin, pas luftimeve me forcat e Gadafit.

Më herët luftëtarët opozitarë thanë se janë të përkushtuar për ta gjetur Gadafin, në mënyrë që ta shpallin fitoren përfundimtare në këtë kryengritje, e cila filloi para gjashtë muajsh dhe ishte ndihmuar nga sulmet ajrore të NATO-s, që kryengritjes i dhanë mbështetje madhore.

Zyrtarët e NATO-s thonë se ata nuk po i japin mbështetje të afërt ajrore kryengritësve në Tripoli.

Liderët e kryengritësve në Libi thonë se ata dëshirojnë që Gadafi të sillet para drejtësisë në Libi, megjithëse ai dhe djali i tij, Saif al-Islam, po ashtu janë të akuzuar për krime kundër njerëzimit nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.

Këshilli Tranzicional Kombëtar i kryengritësve ka shpallur një shpërblim prej 1.7 milion dollarësh për kapjen e Gadafit, të gjallë ose të vdekur.

Shtuar më 25/08/2011, ora 16:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori