Rebelët pro-rusë rrëzojnë një aeroplan në Ukrainë
Pëlqej
Separatistët pro-rusë kanë rrëzuar një aeroplan ushtarak ukrainas në lindje të vendit.

Zyrtarë të ushtrisë së Ukrainës kanë thënë se aeroplani MIG-29 është rrëzuar sot në rajonin e Lluhanskut pasi është nisur në një sulm ndaj rebelëve.

Zyrtarët kanë konfirmuar se piloti ka arritur të shpëtojë, ndërsa nuk ka detaje për numrin e viktimave.

Situata në Ukrainë paraqitet e rëndë dhe beteja mes forcave ushtarake të Kievit dhe rebelëve pro-rusë është në kulmin e vet. /albeu.com/
Shtuar më 17/08/2014, ora 12:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori