Reagon Spanja pas vendimit të Katalonjës për pavarësinë
Qeveria e Madridit kanë reaguar, duke e quajtur “deklaratën e nënkuptuar të pavarësisë së pezulluar” si të papranueshme.

“Është e papranueshme të bëhet një deklaratë propozimi pavarësie, e më pas të pezullohet në mënyrë të qartë. Qeveria nuk do të dorëzohet përpara shantazheve”, ka thënë një zëdhënës i qeverisë së Madridit, i cituar nga agjencia “EFE”, që shtonte se referendumi ishte “mashtrim dhe i paligjshëm”.

Media tjetër spanjolle “El Pais” shkroi fillimisht në faqen e internetit se qeveria e Mariano Rajoyt i konsideron fjalët e Puigdemont “deklaratë pavarësie”, ndaj të cilave do të përgatisë edhe kundërpërgjigjen.

Edhe udhëheqësi i opozitës në Parlamentin rajonal të Katalonjës tha se deklarata e Puigdemont ishte thjesht një “puç”, i cili nuk gëzon madje as mbështetjen e Europës.

Ines Arrimadas, kryeopozitarja nga radhët e “Ciudadanos” tha se shumica e katalonasve ndihen katalonas, spanjollë dhe europianë, e për këtë arsye nuk do t’i lejojnë zyrtarët rajonalë “t’u thyejnë zemrat”, përcjell TCh.

Ndërkohë, pati edhe nga ata katalonas pro pavarësisë që mbetën të zhgënjyer. Shumë prej tyre kishin zbritur në shesh dhe ndiqnin deklaratën nga ekranet e mëdhenj, por në fund reaguan ashpër ndaj Puigdemont, duke e quajtur atë “tradhtar”. /albeu.com/

Shtuar më 10/10/2017, ora 21:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori