Reagon Rusia, numëron raketeta e hedhura nga SHBA
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka lëshuar një deklaratë duke thënë se më shumë se 100 raketa lundruese dhe raketore u shkarkuan nga SHBA’ja, Britania dhe Franca.

Përmes një deklarate të lëshuar nga zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, thuhet se koalicioni, i ka lëshuar më shumë se 100 raketa lundruese dhe ajrore. Ata thonë se raketat kanë prekur edhe objektet civile të Sirisë, pos atyre ushtarake, shkruan The Guardian, transmeton Express.

Rusia pretendon se një numër i konsiderueshëm i raketave u qëlluan në mbrojtjet ajrore të Sirisë, të ndërtuara nga Bashkimi Sovjetik më shumë se 30 vjet më parë.

Mirëpo, ata thanë se asnjë mbrojtje ajrore ruse me bazë në Siri nuk u godit nga bombardimet.


Shtuar më 14/04/2018, ora 08:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori