Reagon Clinton: Obama, fajtor për ISIS
Pëlqej
Hillary Clinton është shprehur se për krijimin e ISIS është fajtor Obama, për shkak se ka ndjekur politika të gabuara administrative.

Ish-sekretarja e shtetit vlerëson se gabimi më i madh që ka bërë Barack Obama si president i Shteteve të Bashkuara është se nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme të Sirisë.

Sipas saj, mospërkrahja nga ana e SHBA-ve e forcave popullore në Siri ka sjellë edhe krijimin e një fraksioni ekstremist, siç është ISIS.

“Me mospërkrahjen e forcave popullore që u ngritën kundër Asadit, u krijua një hapësirë e lirë që tashme po e mbushin ekstremistët”, tha ajo në një intervistë për revistën “Atlantic”.

Clinton, deri në kohën që ka mbajtur postin e sekretares së shtetit në mandatin e parë presidencial të Obamës ishte shprehur për përkrahje të forcave popullore kryengritëse kundër Baschar Al-Assad në Siri. /albeu.com/
Shtuar më 10/08/2014, ora 21:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori