Ratësi e frikshme, numri 3926 u mori jetën lidërve botërorë
Pëlqej
John F. Kennedy lindi në vitin 1917 dhe u bë president i SHBA në vitin 1961. Kur u vra ishte 46 vjeç dhe ishte në detyrë prej dy vitesh. Shuma e këtyre numrave është 3926">3926.

Nikita Hrushovi lindi në 1894 dhe u bë kryetar i Bashkimit Sovjetik në vitin 1958. Kur Kennedy u vra, Hrushovi ishte 69 vjeç dhe ishte në pushtet prej 5 vitesh. Shuma e këtyre numrave është sërish 3926">3926.

Charles De Gaulle lindi në vitin 1890 dhe u bë president i Republikës franceze në vitin 1958. Kur Kennedy u vra, De Gaulle ishte 73 vjeç dhe ishte president prej pesë vitesh. Shuma e këtyre numrave? 3926">3926.

Si mund të shpjegohen këto rrethana? Koincidencë e thjeshtë?

Nuk janë aspak koincidenca, natyrisht. JFK u vra në 1963">1963. Nëse mblidhet viti i lindjes së një personi, me moshën që ai ka në vitin 1963">1963, rezultati do jetë gjithmonë 1963">1963. E njëjta gjë ndodh me vitin kur ka nisur një veprimtari e caktuar si shumë me vitet që kanë kaluar nga ai aktivitet deri në vitin 1963">1963: edhe në këtë rast rezultati është 1963">1963. Dhe fakti që 1963">1963×2 bëjnë 3926">3926 nuk është as koincidencë dhe as tronditës… /Bota.al/

Shtuar më 22/10/2017, ora 14:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori