Rasti Skripal: Ende nuk është identifikuar burimi i saktë i agjentit nervor
Udhëheqësi i laboratorit të mbrojtjes, Porton Down ka njoftuar se ende nuk dihet për burimin e saktë të agjentit nervor që është përdorur për helmimin e ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia.

Institucioni kërkimor që ka identifikuar substancën në Sallsbëri si Noviçok, ka thënë se i njëjti ka shumë mundësi që është vendosur nga një “subjekt shtetëror”.

Shefi ekzekutiv, Gary Aitkenhead ka hedhur poshtë akuzat se agjenti ka mundësi të ketë ardhur nga ndonjë laborator ushtarak në Britani.

Moska në anën tjetër kundërshton çdo përfshirje.

“Ne nuk kemi identifikuar burimin e saktë, mirëpo kemi ofruar të dhëna shkencore te qeveria, të cilat janë përdorur së bashku me të dhëna të tjera për të arritur deri te përfundimet”, ka thënë Aitkenhead për Sky News.

“Është detyra jonë që të ofrojmë të dhëna shkencore për atë se me çfarë lloji të agjentit kemi të bëjmë, ne e kemi identifikuar se i përket kategorisë ushtarake, mirëpo nuk është puna jonë të tregojmë se ku është prodhuar”. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2018, ora 19:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori