I ndodh incidenti në mes të koncertit, Stresi del i dëmtuar (VIDEO)

Javëve të fundit Stresi është rikthyer në qendër të vëmendjes për publikun dhe median. Për lidhjet e tij që ka gjithmonë interes dhe festën luksoze të 35-vjetorit të lindjes.

Së fundmi, në rrjet po qarkullon një video në Tiktok ku shihet se Stresi bëhet gati për tu ngjitur në skenë. Gjatë atij momenti reperit i ka ndodhur një incident i vogël teksa ka përplasur kokën një një pjesë hekuri të cilën nuk e vuri re duke i lënë kështu një të gërvishtur tek pjesa e ballit.

Artisti duket se e mori me sportivitet situatën duke e anashkaluar atë që ndodhi ku u ngjit direkt në skenë dhe nisi të performonte para publikut.


Shtuar 26.06.2022 12:24