Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh
Rasmussen i dha sot lamtumirën këtij organizmi. Në shfaqjen e fundit publike,
Rasmussen vendosi një tufë me lule në memorialin në kujtim të ushtarëve të rënë gjatë operacioneve të NATO-s, në selinë e Aleancës.
Ish-kryeministri liberal danez nuk bëri asnjë deklaratë.
Menjëherë më pas,
Rasmussen drejtoi Këshillin e Atlantikut të Veriut, që mbledh ambasadorët e 28 vendeve anëtare, para një takimi me bashkëpunëtorët më të afërt dhe anëtarët e personelit, civil dhe ushtarak.
Mandati i tij, i nisur më 1 gusht 2009, përfundon zyrtarisht të martën më 30 shtator. Pasardhësi i tij,
ish-kryeministri norvegjez, Jens Stoltenberg, 55 vjeç,
Shtuar më 26/09/2014,
ora 13:55