Rasmusen takon Obamën për tërheqjen e trupave nga Libia
Sekretari i NATO dhe presidenti i SHBA-së Obama takohen gjatë ditës së sotme në lidhje me tërheqjen e trupave nga Libia.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, do të takohet gjatë ditës në Uashington me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barak Obama-një javë pas përmbylljes së misionit të aleancës në Libi.

Gjatë vizitë së tij në Uashington Rasmusen do ta takojë edhe sekretarin amerikan të mbrojtjes, Leon Paneta, këshilltarin për siguri kombëtare, Tom Donilon dhe anëtarë të senatit amerikan.

Vizita e tij vjen gjashtë muaj para organizimit të një samiti të NATO-s nga Shtetet e Bashkuara në Çikago në maj të vitit të ardhshëm.

NATO-ja përfundoi fushatën e tij në Libi më 31 tetor me deklaratën se ka përmbushur mandatin e Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e civilëve./albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori