Raporti/ Mali i Zi rritje negative të popullsisë
Nga gjithsej 23 komuna që janë në Mal të Zi, në 11 komuna më shumë njerëz vdesin se sa lindin. Me rritje negative të popullsisë kryesojnë komunat në veri të vendit ndërsa situata më alarmante paraqitet në Plevlja.

Sipas sociologëve shkaqet e rënies demografike në veri të vendit janë papunësia, marrëdhëniet e këqija shoqërore-ekonomike si dhe shuarja e institucioneve arsimore.

Nga viti në vit veriu i Malit të Zi po zbrazet. Njerëzit lëvizin drejt Podgoricës në jug të vendit ndërsa nuk është i vogël numri i atyre që shkojnë në vendet e treta.

Si rezultat i shpërnguljes gjithnjë e më masive është edhe rritja negative e popullsisë pothuajse në gjysmat e komunave në Mal të Zi, kryesisht në veri të shtetit.

Në pesë muajt e parë të vitit 2016, 11 komuna kanë patur rritje negative të popullsisë dhe shumica janë nga veriu.

Kryeson Plevlja, ku viteve të fundit më shumë njerëz vdesin se sa lindin. Në pesë muajt e parë në Plevlja kanë lindur 79 foshnja ndërsa në periudhën e njëjtë kanë vdekur 190 persona, që paraqet minus 111 lindshmëri, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas kësaj komune, trendi më i madh negativ është regjistruar në Nikshiq - minus 70, Herceg Novi - 34, Cetinje -28, Kolashin -25, Zhabljak -19, Pluzhina -18, Mojkovc -16, Danilovgrad -15, Shavnik -14, Bijelo Polje -12. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2016, ora 17:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori