Raporti i KE për Serbinë: Nuk ka asnjë përparim
Komisioni Europian ka publikuar raportin për negociatat e Serbisë për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian.

Sipas këtij raporti, në kapitujt 23 dhe 24 të negociatave për anëtarësim Serbia nuk ka përparim në fushat kyçe si : reforma gjyqësore, lufta kundër korrupsionit dhe liria e medias.

Gjithashtu ky raport vë në dukje mos avancimin përHetimin dhe Prokurimin e Krimeve të Luftës.

Avancimi në kapitujt 23 dhe 24 si dhe qasja konstruktive në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, janë vendimtare për Serbinë, në mënyrë që shtetet anëtare të BE-së të autorizojnë hapjen e kapitujve të rinj të negociatave. /albeu.com/
Shtuar më 15/11/2018, ora 14:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori