Radikalet serbe kane fyer Kacinin dhe shqiptaret
Albeu.com
Radikalët serbë kanë fyer raportuesin e Parlamentit Evropian Jelko Kacin dhe shqiptarët, gjatë takimit në Parlamentin e Serbisë me përfaqësuesit e disa partive politike.
"Të gjitha bisedat u zhvilluan në një atmosferë pozitive, pos në rastin e një partie e cila në mënyrë të pashembullt foli për një popull dhe një vend", ka thënë Kacin, duke mos dashur të japë detaje.

Deputeti i radikalëve Momir Markoviq pohon se nuk e kanë fyer askend. "Vetëm nëse Kacin nuk mendon për atë që kemi thënë - shiptari s Kosova (shqiptarët nga Kosova). Kemi thënë se Serbia e ka vendin në BE, por e tërë me Kosovën në përbërje të saj. I kemi bërë vërejtje se gjatë vizitës së kaluar në parlament (Kacin) deputetët i ka përshëndetur me 'mirdita' dhe se ka marrë pjesë në vrasjen e ushtarëve të APJ në Slloveni. Pas kësaj kemi braktisur seancën e këshillit", u ka thënë Markoviq gazetarëve. (qik)
Shtuar më 18/03/2010, ora 18:27
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori