Radikalët kanë arritur marrëveshje për parimet themelore për formimin e qeveris&
Albeu.com
Nënkryetarja e SRS-së, Gordana Pop Llaziq, tha se është arritur marrëveshje lidhur me parimet themelore dhe se bisedimet do të vazhdojnë nesër. Ajo shtoi se ekzistojnë gjasa të mëdha të vijë deri në shumicë parlamentare.Përfaqësues të socialistëve dhe radikalëve dje pas takimit të treshes bënë të ditur se është arritur marrëveshje për parimet e formimit të qeverisë së përbashkët të koalicionit Partia Demokratike e Serbisë - Serbia e Re, Partia Socialiste - Partia e Pensionistëve të Bashkuar të Serbisë dhe Serbia e Bashkuar, si dhe Partia Radikale Serbe.
Lideri i PSS-së Ivica Daçiq, tha se SRS dhe DSS-NS, e kanë pranuar parimin e tyre për drejtësi sociale.
Nënkryetarja e SRS-së, Gordana Pop Llaziq, tha se është arritur marrëveshje lidhur me parimet themelore dhe se bisedimet do të vazhdojnë nesër. Ajo shtoi se ekzistojnë gjasa të mëdha të vijë deri në shumicë parlamentare.
Shtuar më 16/05/2008, ora 17:56
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori