Shumë joshëse, karantina e detyron Anxhela Martinin të bëhët “vajzë për shtëpi” (FOTO LAJM)

Modelja shqiptare, Anxhela Martini është vetëizoluar në shtëpinë e saj në Los Angeles së bashku me Dragosin. Karantinimi e ka detyruar Anxhelën të mësojë të bëjë atë që nuk i kishte shkuar kurrë mendja.

Në një postim në Instagram, modelja tregon se është detyruar të gatuajë. Ajo ka pozuar përpara frigoriferit, e veshur me një fustan që i nxjerr hiret seksi dhe shkruan:

“Kurrë nuk e mendoja se do të isha e detyruar të mësoja të gatuaja”.

Fotot e Anxhelës janë pëlqyer shumë nga fansat dhe komplimentat kanë qenë të shumta.


Shtuar 31.03.2020 16:16