Qyteti fantazmë që mirëpret refugjatët në Gjermani
Një qytet i vogël braktisurGjermani është bërë strehë e përkohshme për azilkërkuesit që largohen nga lufta për një jetë më të mirë. Qyteti fantazmë Kerpen-Manheim, i braktisur me synimin për të ndërtuar një minierë, strehon tani përkohësisht 80 refugjatë nga Somalia, Kosova, Shqipëria dhe Bosnja.

Sulmet me zjarrvënie dhe protestat e zhurmshme kundër 450,000 refugjatëve që kanë arritur në Gjermani këtë vit kanë dominuar titujt e medias. Por në Gjermani po ndodh diçka tjetër së cilës nuk po i kushtohet shumë vëmendje:

Janë miliona gjermanë të cilët po hapin shtëpitë e tyre për të ndihmuar refugjatët e lodhur që vijnë nga Lindja e Mesme, Azia dhe Afrika për të gjetur strehë dhe ndoshta një jetë të re në një vend, i cili bën çdo gjë për të shprehur pendesë për të kaluarën naziste.

Autoritetet lokale kanë dhënë me qira disa prej ndërtesave tashmë të pabanueshme për të strehuar refugjatët derisa të shqyrtohen rastet e tyre, proces që mund të kërkojë muaj apo edhe vite.
Shtuar më 13/08/2015, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori