Qytetarët padisin Qeverinë holandeze për ndryshimet klimaterike
900 qytetarë janë mbledhur së bashku dhe në një zë kanë paditur Qeverinë holandeze sa i takon ndryshimeve klimaterike. Kanë qënë aktivistët në Holandë të cilët kanë paditur Qeverinë, për dështimin që të mbrojë qytetarët nga ndryshimet klimaterike.

Padia në fjalë e hartuar nga rreth 900 qytetarë, ka për qëllim të detyrojë autoritetet që të reduktojnë emetimet sa më shpejt. Lidhur me këtë çështje, seanca e parë dëgjimore ka nisur sot në Hagë.

Aktivistët të udhëhequr nga Fondacioni Urgenda, duan që gjykatësit të detyrojnë Qeverinë holandeze që të reduktojë emetimet e karbonit deri në masën 40 % deri në vitin 2020. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2015, ora 15:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori