Qytetarët e Osetisë Jugore votuan për pavarësinë e tyre
Pëlqej
Albeu.com
Banorët e provincës kaukaze të Gjeorgjisë në Osetinë jugore, kanë votuar për të dytën herë për pavarësine e tyre.

Zyrtarët lokalë zgjedhorë kanë thënë se dalja në referendum ishte masive, deri në 99 përqind e votuesve të regjistruar. Osetia jugore u nda më 1992 nga Gjeorgja dhe qysh atëherë u përkrah nga Rusia.

{nl}

Presidenti gjeorgjian me orientim nga perëndimi Mishail Sakashvili, e ka injoruar pretendimin e Osetisë jugore. Edhe vendet perëndimore, USA ,BE dhe NATO, nuk e njohin këtë referendum, ndërsa Rusia ka thënë se ai duhet të respektohet. dw

Shtuar më 13/11/2006, ora 12:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori