Qumështi dhe biskotat helmojnë 500 nxënës
Në provincën e Qinghait të Kinës janë helmuar në total 548 nxënës të shkollave, përfshirë ato fillore dhe të mesme. Nga deklarata e byrosë së qarkut mësohet se disa dhjetra janë në gjendje kritike për jetën, ndërkohë që të gjithë shfaqin simptomat si marrje mendsh, të vjella dhe dhimbje koke pas shpërndarjes së vaktit ekstra nga shkolla, një shtojcë ushqimi ndërmjet mëngjesit dhe drekës.

Menjëherë u morën masa për t,u shtruar në spitalet lokale. Pesëdhjetë e gjashtë nga 72 shkollaqarkut janë prekur nga helmimi i ushqimit bëri të ditur një zyrtar lokal.

Hetimet fillestare kanë konfirmuar se qumështi ose biskotat kanë qenë shkaku i helmimit deklaroi Wu Hai, sekretar i komitetit të qarkut të Partisë Komuniste të Kinës. /albeu.com/
Shtuar më 23/05/2013, ora 12:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori