Qëlloi për vdekje sulmuesin e plagosur palestinez, dënohet për vrasje ushtari izraelit

Një ushtar izraelit, i cili vrau një sulmues të plagosur palestinez në Bregun e pushtuar Perëndimor u dënua për vrasje të mërkurën në një nga gjykimet më përçarëse në historinë e Izraelit.

Qindra protestues të ekstremit të djathtë u mblodhën në mbështetje të rreshterit Elor Azaria në rrugët e Tel Avivit, ku disa prej tyre u përleshën edhe me forcat policore jashtë një bazë ushtarake ku u lexua vendimi.

Pavarësisht një fushate të madhe të familjes Azaria dhe rolit të politikanëve të krahut të djathtë, ushtria e izraelit argumentoi se të shtënat në shkelje të rregullave nuk mund të tolerohen. Trupa prej tre gjyqtarësh në gjykatën ushtarake hodhi poshtë argumentet se 20 vjeçari ka vepruar në kushte vetëmbrojtjeje.

Vrasja është filmuar nga në aktivistë palestinezë, ku pas publikimit në media, mori edhe një vëmendje ndërkombëtare. Shefi i gjykatës koloneli Maya Heller tha se Azaria qëlloi palestinezin për motive hakmarrje.

“Ai meriton të vdesë”, mësohet t’i ketë thënë Azaria një tjetër ushtari vetëm pasi e qëlloi për vdekje palestinezin e plagosur dhe të shtrirë në rrugë.

“Askush nuk mund të përdorë këtë lloj force, edhe kur bëhet fjalë për armikun. Në mënyrë unanime ne e dënojmë për vrasje të akuzuarin”, tha Heller në leximin e verdiktit, shkruan Ora News.

Avokati i Mbrojtjes Ilan Katz tha se do të ankimojë vendimin duke e quajtur të ashpër. Përleshjet pas vendimit detyruar ministrin e Mbrojtjes Avigdor Lieberman t’iu bëj thirrje protestuesve për përmbajtje.

Viktima, Abdel Fatah Sharif u qëllua për vdekje 24 marsin e 2016-s në qytetin e Hebronit, në Bregun e pushtuar Perëndimor, kurse vrasësi do të qëndrojë 20 vite në burg./albeu.com/

Shtuar më 04/01/2017, ora 18:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori