SHBA do të kërkojë pezullimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Shtetet e Bashkuara do t’i kërkojnë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që të pezullojë Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, tha ambasadori amerikan në OKB.

Një shumicë prej dy të tretash nga asambleja prej 193 anëtarësh në Nju Jork mund të pezullojë një shtet nga këshilli për kryerjen e vazhdueshme të shkeljeve të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut gjatë anëtarësimit të tij.