Qëllohen për vdekje dy oficerë policie në Iowa
Dy oficerë policie janë qëlluar për vdekje pas një prite të zënë në Des Moines, në Iowa.

Policia ka mundur të identifikojë autorin e vrasjes së dy policëve.

Mediet shkruajnë se oficeri i parë i vrarë i është përgjigjur një raportimi për të shtëna vetëm pak pas orës 1 të mesnatës në periferinë e Des Moines, Urbandale, ndërsa thuhet se ka mbetur i vdekur teksa ishte i pashoqëruar në automjetin e tij të patrullimit.

Ndërs oficeri i dytë ka ardhur në ndihmë, sërish në përgjigje të incidentit të parë, por edhe ky ka mbetur i vdekur.

Lidhur me këtë ngjarje të tmerrshme, policia ka mundur të identifikojë agresorin dhe është në kërkim të kapjes së tij. /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2016, ora 15:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori