Njëri prej të dyshuarve në rastin e
klinikës “
Medicus”, Moshe Harel, shtetas izraelit, është
arrestuar nën dyshimin se është i përfshirë në trafikim të organeve, ka thënë Policia e
Kosovës.
Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse autoritetet kosovare kanë bërë kërkesë për ekstradimin e tij.
“Policia e
Kosovës është informuar se në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar, i dyshuari M.H., i cili është në kërkim që nga viti 2010, është
arrestuar ditë më parë në Qipro”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së
Kosovës për BIRN.
Në korrik të vitit të kaluar, në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur rigjykimi i pronarit të
klinikës “
Medicus”, Lutfi Dervishi, djalit të tij, Arban Dervishi dhe anesteziologut kryesor Sokol Hajdini, të tre të akuzuar për krim të organizuar në lidhje me trafikimin e njerëzve.
Shtuar më 06/01/2018,
ora 16:58