Haradinaj: Dialog me Serbinë vetëm me njohjen e Kosovës
Kandidati për kryeministër i koalicionit të PAN-it tha në një intervistë për Top Channel tha se bisedimet me Serbinë do të bëhen me një kusht të vetëm: njohjen e pavarësisë nga ana e Beogradit.

Ai tha se deri tani korniza e këtyre bisedimeve ka qenë e gabuar dhe është folur për çështje të brendshmeKosovës, që kanë vënë në pikëpyetje ekzistencën e shtetit.

"Dialogu me Serbinë është vendosur në korniza të gabuar, pasi diskutohet për çështje të brendshmeKosovës.

Jam i interesuar për dialog me Serbinë, por për njohje reciproke. Ne nuk pranojmë të bisedojmë për tema të brendshmeKosovës.

Nëse Serbia nuk rishqyrton vendimin e vet për njohjen, ne nuk vrapojmë pas një dialogu që flet për tema të brendshmeKosovës.

Ne jemi vend i pavarur, kemi Kushtetutë dhe nuk kemi të drejtë që të vendosim në pikëpyetje ekzistencën e vendit.

Dialog për njohjen reciproke, marrëdhëniet dypalëshe, por jo për çështje të brendshmeKosovës", u shpreh Haradinaj. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2017, ora 10:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori