Qeveria turke propozon referendum për parkun Gezi
Referendum është propozuar për parkun GeziStamboll nga mazhoranca në Turqi. Zëdhënësi i partisë Huseyin Celik tha se qeveria shpreson se kjo ofertë e "vullnetit të mirë" për mbajtjen e referendumit në Stamboll do t'i bind demonstruesit që të largohen nga parku dhe Sheshi Taksim.

Përpjekjet e policisë ndaj aktivistëve që protestojnë kundër planeve për ndërtimin e një qendre tregtare në këtë park, kanë shkaktuar në dy javët e fundit përleshje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve në mbarë Turqinë. /albeu.com/
Shtuar më 13/06/2013, ora 11:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori