Berisha flet për udhëtimet e Ramës: Të japë dorëheqje, s’e di nëse ia nxori Homeland apo Veliaj

Kreu i PD-së Sali Bersha foli në lidhje me udhëtimet e kryeministrit Edi Rama, të cilat ishin të shumta në numër dhe sipas kreut demokrat tregon një abuzim që tejkalon çdo limit.

“Rama do japë sqarime gjer më 1. Shqiptarët nuk mund t’ia falin këtë abuzim që shkon deri në 22 milionë euro që tejkalon cdo lloj limiti. Avion në dispozicion kanë emir dhe sheikë, por zor të gjendet një prej tyre që të ketë fluturuar 137 herë me avion në dispozicion. Këtu është përdor për weekend, për qoka, është përdorur në mënyrën më abuzive. Rama duhet të japë menjëherë dorëheqjes, mos të presë ta heqin qytetarët e zemëruar shqiptarë. Nuk mund të gënjeje sepse të gjitha janë nxjerrë nga TIMS janë dokumente origjinale. Ia nxorrri Homeland apo Erion Veliaj. Ky është dokumenti i abuzivitet personal, pas djegsave, i kërij njeriu në detyrë. Mund të kishte probleme të tjera, por nuk ka skandal më të madh se ky dhe agjenda u s’postua për t’u përqendruar në këtë superskandal që tregon më së miri psikologjinë anti-shqiptre të këtij njeriu. Kur pashë këtë listë mu kujtua kuvendi i 1991 ku një deputet u shpreh; ‘kam qenë i verbuar nga këta njerëz, nuk km besuar kurrë që familja Hoxha mund të kishte një dylym qilima apo familja tjetër një pishinë’. Por ato nuk bënin më shumë se 7-8 milionë, ndërsa ky vetëm udhëtime ka shpenzuar 22 milionë euro. Askush s’ia din fundin. E ftoj edhe njëherë të japë dorëheqjen dhe të mos presë protestën”, tha Berisha.

I pyetur nga gazetarët se pse ngriti dyshime se publikimi i të dhënave mund t’i jetë bërë edhe nga Erion Veliaj, Berisha tha: “Informacionin tim e kam paraqitur para jush. Politikani i vetëm në Shqipëri me lidhje iraniane është Erion Veliaj. Kur e kam denoncuar, ju nuk e mbajtët shënim. Udhëtimet e Veliajt në Teheran kur kam qenë unë kryeministër kanë qenë frekuente dhe reale. Cila ishte lidhja e Veliajt me Teheranin, nuk e kam zbuluar. Di që dhe Rama ka bërë udhëtim, por ka qenë një kuadër të një organizate ndërkombëtare. A janë lidhje biznesi të Veliajt apo lidhje të tjera, nuk e di”/albeu.com