Pas tensioneve IKMT rikthehet në Orikum për prishjen e hotelit, pronarët bien dakord

Tashmë është dakordësuar shembja e Hotelit mes pronarëve dhe IKMT. Familjarët kanë nisur të largojnë cdo objekt me vlerë e të ndihmojnë në shembjen e Hotelit.

Gjetja e marrëveshjes për shembjen e hotelit ka ardhur pasi drejtuesi politik i qarkut i ka premtuar familjes se ata do të dëmshpërblehen.

Kujtojmë që pak ditë më parë familja Havaraj protestoi duke u vendosur me fëmijët mbi çati.

Ikmt prej ditësh ka nisur shembjet në Vlorë në objekte të skualifikuara nga Kadastra, të cilësuara pa leje. Janë mbi 35 objekte përgjatë vijës bregdetare të shembur deri tani. Kryesisht ndërtime të lehta. Mësohet se aksioni do vijojë.