Qeveria serbe dënon deklaratat e Sheshelit
Albeu.com
Qeveria e Serbisë dënoi deklaratën skandaloze të Voisllav Sheshelit, i cili lavdëroi vrasësin e kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq.Këtë sot për mediumet në Beograd e lajmëruan përfaqësuesit e zyrës së Qeverisë serbe për marrëdhënie me opinionin.
Reagimi vijoi, pasi lideri i radikalëve serbë Voisllav Sheshel deklaroi para Tribunalit në Hagë se Zvezdan Jovvanoviq, i cili është dënuar për vrasjen e Gjingjiqit, e meritorn "famën të cilën në historinë serbe e ka Gavrillo Princip". (Makfaks)
Shtuar më 23/05/2008, ora 15:19
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori