Qeveria kroate: Nuk tërhiqemi nga aktpadia kundër Serbisë
Kryeministrja kroate, Jadranka Kos është shprehur në mediat vendase se nuk ka ndërmend të tërheqë akuzën kundër Serbisë për gjenocid pranë Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi në Hagë.

“Qeveria të cilën unë e udhëheq asnjëherë nuk ka biseduar për këtë çështje dhe nuk kemi ndërmend që të tërheqim aktpadinë e shtetit kroat kundër Serbisë për kryerjen e gjenocidit” është shprehur Kosor.

Nga ana tjetër, edhe serbët kanë dorëzuar një dosje me akuzë kundër Kroacisë për gjenocid, dhe se në të shumtën e rasteve është kërkuar marrëveshje me Zagrebin për tërheqjen e këtyre aktpadive. Por, kjo nuk ka hasur në përgjigje pozitive nga ana e Kroacisë.

Kroacia më 2 korrik 1999 ka dorëzuar aktpadinë me të cilën kërkohet që të vërtetohet se Serbia është përgjegjëse për agresion dhe gjenocid dhe ka kërkuar dëmshpërblim për kryerjen e dëmeve dhe humbjeve të mëdha./albeu.com/
Shtuar më 05/11/2011, ora 15:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori