Qeveria japoneze kishte dijeni për rrezikun e energjisë bërthamore
Qeveria japoneze ishte në dijeni për rrezikun e energjisë bërthamore në centralin e Fukushimës gjatë orëve që pasuan cunamin në mars të vitit 2011, por nuk njoftoi publikun. Një dokument zyrtar i publikuar në media tregon se gjatë një takimi me pjesëmarrjen e ministrave kryesorë, të organizuar më 11 mars rreth katër orë pas vërshimit të dallgëve gjigante kundër centralit atomik, një pjesëmarrës i paidentifikuar për herë të parë bëri thirrje për rrezikun e shkrirjes.

"Nëse temperatura e qendrës së reaktorit ngrihet pas tetë orësh, ka rrezik bërthamor", paralajmëroi zyrtari, duke përcaktuar se qarqet e ftohjes së lëndës së djegshme bërthamore funksiononin vetëm nëpërmjet baterive tetë orëshe. /albeu.com/
Shtuar më 11/03/2012, ora 09:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori