Qeveria egjiptiane vendos të shpërbëjë Vëllazërinë Myslimane
Vëllazëria Myslimane e regjistruar si organizatë joqeveritare do të shpërbëhet. Ky është vendim i qeverisë egjiptiane, i cili konfirmohet nga agjencitë shtetërore të lajmeve që theksojnë se vendimi do të publikohet javën e ardhshme.

Vendimi i ministrit në fakt është marrë, por ai do të bëhet publik në fillim të javës që vjen në një konferencë me gazetarë”, deklaroi Al Akhbar zëdhënës i ministrisë për solidaritet social.

Vendimi ka të bëjë me organizatën qeveritare, e cila ishte regjistruar formalisht nga Vëllazëria në mars si përgjigje ndaj një procesi që thotë se lëvizja nuk ka status ligjor.

Vëllazëria Myslimane kërkon rikthimin në pushtet të ish-presidentit Morsi duke organizuar protesta ne rruget e Kajros. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2013, ora 13:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori