Qeveria e Venezuelës pezullon referendumin e opozitës
Qeveria e Venezuelës ka anuluar mbajtjen e një referendumi të organizuar nga opozita, i cili mund të rrëzonte nga pushteti presidentin Nicolas Maduro.

Sipas tyre, arsyeja janë firmat false të mbledhura në peticion, akuzë kjo që është hedhur poshtë nga opozita, e cila e quan këtë akt sulm të drejtpërdrejtë ndaj Kushtetutës së vendit.

Peticioni për mbajtjen e referendumit nisi që prej prillit të shkuar dhe organizatorët mblodhën 9 herë më shumë se numri i duhur i firmave.

Autoritetët thanë se numri ishte vlefshëm dhe se procesi mund të mbahej.

Por disa gjykata rajonale thanë të enjten se kërkesa për referendum ishte e dyshimtë, pasi sipas tyre shumë persona që në listë janë firmëtarë, në realitet rezultojnë të vdekur.

Javën tjetër vendi do të përfshihet nga protestat masive. /albeu.com/


Shtuar më 22/10/2016, ora 22:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori