Qeveria e SMZ-se denon masakren ndaj myslimaneve te Srebrenices
Albeu.com
Unioni Serbi-Mal i Zi denoi sot me force ekzekutimin e rreth 8 000 myslimaneve ne Srebrenice me 1995 dhe njoftoi se do te dergonte nje delegacion ne ceremonine perkujtimore te masakres me 11 korrik."Keshilli i ministrave denon me force krimin e kryer kunder te burgosurve dhe civileve boshnjake ne korrik 1995 ne Srebrenice, gjate luftes ne Bosnje", shkruhet ne nje komunikate te qeverise se shtetit te perbashket. Kjo eshte hera e pare qe Serbi-Mal i Zi denon ne menyre kaq te hapur masakren e Srebrenices. "Ata qe vrane ne Srebrenice dhe ata qe urdheruan kete masaker nuk perfaqesojne as Serbine e sa Malin e Zi, por nje regjim jodemokratik terrori dhe vdekjeje kunder te cilit ishte shumica e qytetareve te Serbi-Mal i Zi", shkruhej ne komunikate. Keshilli i ministrave te Serbi-Mal i Zi si pasoje ka vendosur te dergoje nje delegacion ne ceremonite e 11 korrikut ne 10-vjetorin e masakres se Srebrenices, masakra me e madhe qe pas fundit te Luftes se II Boterore. balkanweb
Shtuar më 16/06/2005, ora 01:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori