Qeveria e re serbe pret miratimin
Pëlqej
Albeu.com
Qeveria e re serbe është formuar dhe pritet që të aprovohet nga parlamenti këtë fundjavë. Tre partitë kryesore pro-demokratike arritën më në fund të formojnë një koalicion, pasi disa muajsh negociatash të hidhura. Marrëveshja u mirëprit nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ato ishin të shqetësuara se mos ultranacionalistët, që dolën të parët në zgjedhjet e janarit, arrinin të merrnin pushtetin.

Korrespondenti i BBC-së në Beograd, thotë se plani i Kombeve të Bashkuara për një pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën, që kundërshtohet ashpër nga Serbia, - do të prezantojë një sfidë të parë për qeverinë e re.

Presidenti Boris Tadiç dhe kryeministri, Vojisllav Kostunica, do të mbeten në postet e tyre. start
Shtuar më 12/05/2007, ora 12:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori