Qeveria e re në Itali, Di Maio dhe Salvini drejt nënshkrimit të marrëveshjes
Liderët e Lëvizjes 5 Yjet dhe Lega Nord kanë intensifikuar përpjekjet për formimin e qeverisë së re. Di Maio dhe Salvini zhvilluan takimin e dytë brenda dy ditëve, ndërsa Silvio Berluskoni mbështeti Lega Nord për tu bërë pjesë e një qeverie të përbashkët me 5 Yjet.

Aktualisht diskutohet për përafrimin e qëndrimeve të kundërta në çështje si vendosja e taksës së sheshtë, të ardhurat nga marrja e shtetësisë, dëbimin e emigrantëve ilegalë apo ligjin për zgjatjen e moshës së pensionit.

Ka përparime, megjithatë dy liderët kanë kohë deri të hënën për të nënshkruar marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Diskutohet që Di Maio të drejtojë ministrinë e Jashtme, e Salvini të Brendshmen.

Në zgjedhjet parlamentare të 4 marsit asnjë prej partive apo grupimeve nuk arriti të fitonte një shumicë që do t’i jepte mundësi të qeveriste vendin.
Shtuar më 11/05/2018, ora 19:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori