Drejt hapit të madh? Einxhel Shkira ngre dyshimet me veprimin e fundit

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një nga çiftet e krijuara në Big Brother Vip dhe që romancën e tyre e vijojnë edhe pas përfundimit të spektaklit.

Ata shfaqen shpesh nën shoqërinë e njëri-tjetrit, japin intervista dhe madje Einxhel shihet ta shoqërojë Dagz në mbrëmjet e tij të punës si Dj.

Së fundmi moderatorja ka ngritur dyshimet për një fejesë të mundshme. Duke marrë parasysh sa mirë po shkon marrëdhënia e tyre nuk kemi pse të mos mendojmë se ata janë duke e çuar marrëdhënien në një stad tjetër aq më tepër pasi Einxhel poston një unazë në Instastory.

Në mbishkrimin e fotos thuhej: “Në çdo rrahje të zemrës time”.

Sigurisht kjo mund të jetë dhe thjesht një dhuratë. Sidoqoftë është shumë e bukur dhe me shumë mundësi do duket yll në dorën e Einxhel.


Shtuar 24.04.2022 09:43